Fillimi | Ekonomi | Mospagesa e TVSH-së, gjobiten 60 kompani nga Kumanova dhe Likova

Mospagesa e TVSH-së, gjobiten 60 kompani nga Kumanova dhe Likova

Madhësia: Decrease font Enlarge font
image

Drejtoria e të ardhurave publike, ka gjobitur rreth 60 kompani nga Kumanova dhe Likova në vlerë prej 1000 deri 5000 euro, për shkak të vonimit 2 ditor të dorëzimit të formularëve për pagesën e tatimit të vlerës së shtuar. Sipas drejtuesve të këtyre kompanive, vonesa e dorëzimit të dokumentacionit të nevojshëm është bërë për shkak se gjithë procedura është vonura nga institucionet shtetërore edhe atë për tre ditë radhazi.
“Shembulli konkret është ndërmarrja ime e cila është dënuar me 5000 euro, ndërsa unë jam kontabilist edhe i 60 kompanive tjera në komunën e Kumanovës dhe Likovës. Ndërsa arsyet e dënimit janë mosdorëzimi i formularëve në afat kohor”, deklaroi Sejfulla Bajrami, kontabilist.
Në Drejtorinë e të ardhurave publike thonë se paditë për kundërvajtje janë dhënë në bazë të ligjit aktual për tatime. Sipas tyre, nuk është bërë kurrfarë padrejtësie ndaj këtyre kompanive dhe se gjithë procedura është zhvilluar në kohë të duhur. “Sipas kalendarit tatimor, Drejtoria e të ardhurave publike rregullisht i informon dhe përkujton taksapaguesit për detyrimet e dorëzimit të të gjitha deklaratat tatimore, afatet e fundit, por edhe për dënimet. Ne praktikojmë gjithashtu edhe kontakte të drejtpërdrejta me tatimpaguesit. Kjo veçanërisht vlen për paraqitjen e aplikimit të TVSH- Afati i fundit për paraqitjen e kësaj kërkese është data 15 e çdo muaji rrjedhës. Pra tatimpaguesi ka një periudhë prej 15 ditësh të paraqesë kërkesën”, thuhet në reagimin e kësaj drejtorie. Sipas Drejtorisë për të ardhura publike deri në muajin shkurt vetëm 2116 tatimpagues kanë dërguar formularë për pagesën e tatimeve. Vitin e kaluar janë paraqitur 47 546 raporte vjetore, ndërsa sipas projeksioneve, numri i raporteve të dërguara për pagesën e tatimeve për vitin 2009, duhet të arrijë në 60 mijë paraqitje.

Nevzat Mamuti

Subscribe to comments feed Komente (6 dërguar):

Mergimtari nga D më 12/02/2010 09:45:19
avatar
Lexone njeher dhe tani jepni koment?
Ne gjith shtetet e zhvilluara paguhen Taxat ne kohe vetem te Shqiptart jo.
Pyete veten a esht kjo ne rregull si te funkcionon nje shtet.Gjobat jan kudo te shkojsh neper bot nese nuk i pagun borxhet kundrejt shtetit.
Na jena msu vetem te tjert mi kerku Gabimet.
Ma mir mbylle kompanin nese nuk ke mi pagu te dhanat. Ju pershendes ALSAT
Thumbs Up Thumbs Down
Harbin më 11/02/2010 15:01:23
avatar
Shqiptarizmi gjdoher her ka vuajtur..
per shkak te politikes qe gjdo her ja kan mbajtur krahun maqedonasve...
Gjdo mendim i maqedonasve esht ber realitet per popullin maqedonas...
Ku jan burat shqiptar qe i japin premtimet dhe nuk i realizojn...
Ju perfaqsues shqiptar te bdi a mendoni per popullin shqiptar apo veq per veten ....
Ku jan premtimet e juaja qe i keni dhen fjalen popullit....

A spo shihni se qfar gjoba paguajne shqiptaret qe maqedonaset te ndertojn kisha dhe permendore te veta me parat tona qe ne i fitojm me ndjers......
Thumbs Up Thumbs Down
beni më 09/02/2010 09:01:09
avatar
Ngrehuni ne kembe dhe protestoni per ata qe i prume ne qeveri se ata i kan fajet kur dihet se ne Kumanove nuk ka asnje qe punon ne pranimin e dokumentave nga shqiptaret po vetem maqedon jan dhe i pagujme tatimet ne Shtip paret jav cojme atje po pse nuk i dorezojme ne komunen tone apo ne Kumanove cka presin BDI qe edhe lekuren të naj marin po shumë burra të forte kishi qene ju lumte
Thumbs Up Thumbs Down
Ilirda më 08/02/2010 22:47:28
avatar
Po normal de...Pse mos me gjobit aaa?Qysh me i mblu "harxhimet" shka i ka vjedh...
Thumbs Up Thumbs Down
Pesoçani më 08/02/2010 20:56:50
avatar
Nuk e di a din të protestojnë njerëzit në maqedoni, ngrehuni vëllezër qohunu në këmbë dhe protestoni
Thumbs Up Thumbs Down
nga Tetova më 08/02/2010 18:45:26
avatar
vaj halli per ne qe jetojm ne Maqedoni, e sidomos per ne Shqiptaret.
Nuk dim cka ti bejm krizes financiare, punoje dhe nuk na paguajn, tani edhe te na nxjerin shpirtin me keto denimet.
vaj halli per ne.
Thumbs Up Thumbs Down
gjithsej: 6 | shfaqen: 1 - 6
  • email Email mikut
  • print Verzioni print
  • Plain text Tekst i thjeshtë
Tjera nga Ekonomi
Previous
image
Ulen çmimet e derivateve të naftës
Çmimi i benzinave do të ulet prej mesnatës për 1.5 denarë ndërsa dizeli për gjysmë denari. Kështu vendosi sot Komisioni Rregullator. Nga mesnata një litër ...
image
‘Ohis’, punëtorët marrin rrogën e prapambetur të Janarit
Të punësuarit në ‘Ohis’, më së voni deri nesër do të marrin rrogën e mbetur të janarit. Kështu deklarojnë drejtuesit e kompanisë. Sipas tyre, ‘Ohis’, ...
image
'Sparkasse Bank', kesh kredi
Sparkase banka ofron kredi të re KESH me të cilin qytetarët mund të ulin kamat e kredisë nëse shfrytëzojnë shërbime të tjera të kësaj banke. ...
image
Ekspertët: 'Jo harxhimeve të kota
Nëse duam integrime euro – atlantike dhe ekonomi cilësore atëherë qeveria do të duhet të punojë shumë ndërsa t’i harrojë shpenzimet joproduktive, gjahun pas investuesve ...
image
Nuk ka rrezik nga kriza Greke
Drejtori i përgjithshëm i ‘Stopanska bankës’, Gligor Bishev deklaron se pa marrë parasysh pronësinë e bankave, të gjitha bankat në Maqedoni janë të sigurta. Duke ...
image
‘Euroaktiva’ dhe ‘Impeksel 2’, do të realizojnë projekt gjigant
Kompanitë  ‘Euroaktiva’ ‘Impeksel 2’ dhe Stopanska banka kanë firmosur një memorandum bashkëpunimi me të cilin tre subjektet do të bashkëfinancojnë kompletimin e ndërtimit të kompleksit ...
image
FMN anulon kontaktet me Athinën
Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) ka njoftuar se anulon kontaktet me Greqinë, deri në formimin e qeverisë së re, pas zgjedhjeve të 17 qershorit.“Presim të fillojmë ...
image
Bie euro dhe çmimet e aksioneve
Vlera e euros dhe çmimet e aksioneve në botë kanë rënë pas frikës së krizës globale ekonomike, që lidhet me krizën greke të borxhit dhe ...
image
Moody zhvlerëson 16 banka spanjolle
Agjencia e vlerësimit Moody, i ka zhvlerësuar 16 banka spanjolle, duke cituar efektet e recesionit të vazhdueshëm të vendit dhe dyshimet se qeveria spanjolle mund ...
image
Facebook sot nis shitjen e aksioneve
Facebook do të nisë sot shitjen e aksioneve investitorëve të rëndomtë, në atë që shihet si vënia në qarkullim e aksioneve, më e madhja ndonjëherë. Kompania ...
image
Marrëveshje për cilësinë e prodhimeve
Instituti për akreditim i Maqedonisë ka firmosur marrëveshje me trupat akredituese për prodhime të ndryshme të Bashkimit Evropian. Sipas ministrit të Ekonomisë, Valon Saraçini deklaroi ...
image
Zgjidhen dilemat lidhur me dëmshpërblimet në 'Swedmilk'
Fermerët kreditor në Suedmilk do të marrin një pjesë të parave nga pasuria e shitur e qumshtores së falimentuar. Ofertuesi i vetëm për blerjen e ...
image
Paralajmërohen investime kineze në energjetike
Firmat kineze kanë parë potencial për investime në energjetikë, në ndërtimin e rrugëve dhe në zonat teknologjike zhvillimore industriale në Maqedoni. Kryeministri Gruevski iu ofroi ...
image
Ligje të reja për zonat industriale
Në procedurë qeveritare tani më është ligji për zona industriale dhe për zona të lira të gjelbëra dhe pritet  që për rreth katër javë të ...
image
ONE dhe ‘2BE’, nisën bashkëpunimin
Operatori i dytë në telefoninë celulare ONE dhe zinxhiri i dyqaneve për produkte dhe shërbime telekomunikimi ‘2 BE’ firmosën kontratë bashkëpunimi, me të cilën ‘2 ...
Next
Kërko arkivin
first first Maj, 2012 first first
Di Ma Enj Pr Sht
1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 31
www.albart.com