Paramendoni të shihni përbërjen e njërit prej ekipeve amatore angleze, dhe të kuptoni se aty nuk luan një, por dy ish-futbollistë të Premier Leagues.Me këtë po përballen ekipet kundërshtare të Egerton FC që bën gara në kategorinë e 12-të të Anglisë, nivel tërësisht amator, shkruan BBC, transmeton “Koha Ditore”. Jlloyd Samuel e ka kaluar më shumë se një dekadë në Premier League, me skuadrat Aston Villa e Bolton, kurse ka luajtur me kundërshtarë si Atletico Madrid e Bayern Muenchen si dhe ka pasur ftesë nga Përfaqësuesja e Anglisë. 36-vjeçari aktualisht është te skuadra e Egertonit në rolin lojtar-trajner. Së bashku me të, pjesë e ekipit është edhe Dean Gorre që karrierë ka bërë te Feyenoordi, Groningeni e Ajaxi. Pjesë e këtij ekipi është edhe biznesmeni amerikan Jim Cherneski. Samuel po përdorë lidhjet e tij të futbollit për të joshur disa prej emrave të mëdhenj të futbollit për të luajtur te Egertoni, siç është ai i sulmuesit Nathan Ellington që në Premier League ka luajtur për West Bromwichin. Së bashku me Samuelin, ata kanë 271 ndeshje në Premier League dhe këtë përvojë tash po e përcjellin tek amatorët e Egerton FC

Shpërndaj me