Përfaqësuesja e Maqedonisë në futboll është grumbulluar sot në Shkup, ku edhe zhvilloi stërvitjen e parë në kuadër të përgatitjeve për ndeshjen e radhës eliminatore me Lihtenshtajnin. Maqedonia për plotë shtatë vite nuk ka shënuar fitore në ndeshjet zyrtare që i ka luajtur në transfertë. I sa po ftuari në përfaqësuesen e Maqedonisë, Muzafer Ejupi thotë se nuk ka më kundërshtarë të lehtë. “Mendoj se nuk ka kundërshtarë të lehtë, ashtu që edhe Lihtenshtajni do të jetë kundërshtar i vështirë për ne. Besoj se këtë ndeshje do ta kapim seriozisht dhe do futemi maksimalisht të koncentruar. Në qoftë se jemi të përgatitur maksimalisht për këtë ndeshje, besoj se nuk do të kemi problem në këtë ndeshje. “, tha ai.
Maqedonia nga katër ndeshjet e zhvilluara në kuadër të eliminatoreve për botërorin e “Rusia 2018” nuk ka fituar asnjë pikë. Ndeshja e 24 marsit me Lihtenshtajnin në transfertë shihet si një mundësi e mirë për të marrë tri pikët e para. (S.V.Ademi)

Shpërndaj me