Një çift në Amerikë, ka menduar se janë banorët më të vetmuar në botë, pasi që jetojnë në një fshat ku popullsinë e të cilit e përbëjnë vetëm dy persona, gruaja dhe burri i saj.

Megjithatë këtë mendim ua ndryshoi Elise Eiler e cila doli të jetë qytetarja më e vetmuar në botë, ajo jeton krejtësisht e vetme në fshatin Monauai të Amerikës.

Nuk jam këtu sepse duhet të jem! Unë mund ta mbyll këtë biznes kur të dua dhe të shkoj ku të dua. Unë jam këtu sepse dua të jem këtu- thotë Elise.

Edhe pse në moshë, Elise ka zgjedhur që vitet e fundit të jetës së saj t’i kaloj e vetme, duke punuar në kafenenë e saj ku vizitat e kalimtarëve të rastit janë shumë të rralla.

Besian Leka

Shpërndaj me