Gjendja e rëndë ekonomike dhe mungesa e ndihmës shtetërore për përkujdesje ndaj personave të palëvizshëm ka detyruar Senada 50 vjeçe nga Shkupi, që prindërit e saj të cilët janë të palëvizshëm ti lë në korridorin e Ministrisë së Punës dhe politikës sociale. Ajo thotë se përkundër shumë kërkesave për ndihmë, deri tani asnjë Institucion nuk i është përgjigjur pozitivisht. Senada thotë se me prindërit e palëvizshëm jeton në katin e tretë në një ndërtesë në Çair ku nuk ka ashensor. Të ardhurat e vetme janë rreth 10 mijë denarët që i merr nga pensioni i babait të saj.

Kam udhëzim, mora udhëzim për tek specialisti, atje patjetër t’i dërgoj. Ndërsa t’i zbres vetë për tek mjeku nuk mundem. Si t’i dërgoj në mjek kur jetoj vetë me ata. Nuk kam kushte për t’i dërguar, nuk kam të holla as për taksi. Ndihma e shpejtë vetëm vjen i viziton dhe largohet – thotë Senada Muriq.

Senada thotë se me prindërit e palëvizshëm jeton në katin e tretë në një ndërtesë në Çair ku nuk ka ashensor. Të ardhurat e vetme janë rreth 10 mijë denarët që i merr nga pensioni i babait të saj. Ajo është drejtuar edhe në Ministrinë e shëndetësisë dhe komunën e Çairit, por edhe ata nuk i kanë ofruar ndihmë.

 …ky shtet… pse janë institucionet, pse janë shtëpitë e pleqve, pse është gjeriatria. Nëse nuk mundet atje, le të sjellin njerëz në shtëpi që të kujdesen për ta, kështu do të pranoja, por të ketë ndihmë. Unë nuk mundem të kujdesem, nuk mundem të paguaj, le të vendos shteti –ankohet Senada Muriq.

Nga Ministria e punës dhe politikës sociale na thanë se për problemin e Senadës do të kujdeset qendra për çështje sociale.

Bojana Simonoviq

Shpërndaj me