Presidenti aktual i FSHF-së, Armand Duka, kërkon mandatin e pestë radhazi në krye të futbollit shqiptar, duke zyrtarizuar kandidaturën e tij për postin që mban. Në pritje të kandidatit tjetër rival, që pritet ta zyrtarizojë sonte emrin e tij në këtë proces zgjedhor, Bashkim Fino, ish-kryeministri i Shqipërisë dhe deputeti aktual i Partisë Socialiste në Kuvend, parashikohet një garë si asnjëherë më parë. Kujtojmë se zgjedhjet për strukturat drejtuese të FSHF-së do të mbahen më 7 shkurt, në Asamblenë e Përgjithshme Zgjedhore.

Shpërndaj me