Një pamje shumë e bukur dhe që duhet të ndiqet edhe nga skuadrat tjera të elitës së futbollit kosovar por edhe ati në rajon e veçanërisht tek ne në Maqedoni. Ky është stadiumi “Rexhep Rexhepi” në Drenas dhe që luan Feronikeli. Një stadium që vërtet është mahnitës për nga fusha si tepih dhe sigurisht do të dëshironim të kemi sa më shumë të tillë edhe në qendrat e tjera të Republikës së Kosovës. Drejtuesit e KF Feronikelit i kushtojnë shumë rëndësi mbarëvajtjes së stadiumit dhe çdo koment tjetër është i tepërt, më së miri tregon pamja e saj.

Shpërndaj me