Dy fitoret radhazi të Luis Hamilton dhe Mercedesit, në Belgjikë dhe Itali, mund të frenohen në garën për Çmimin e Madh të Singaporit, e cila do të zhvillohet në pistën Bej Marina”. Shefi i Mercedes-it, Toto Uolf, thekson se kjo është një pistë e vështirë për të. “Këtë vit, pistat jo të shpejta dhe të lodhshme janë më shumë në favor të Ferarrit dhe Red Bull-it. Ne do të bëjmë maksimumin në këtë garë dhe asgjë nuk është e pamundur. Duhet të kuptojmë sa më shpejt se si do të përshtatet makina jonë me këtë pistë dhe sa më shpejt ta bëjmë këtë gjë, aq më shpejt do të mësojmë dhe reagojmë gjatë garës. Megjithatë, kjo ka për të qenë një fundjavë e vështirë për Mercedes”, deklaroi Uolf. Gara për Çmimin e Madh të Singaporit do të zhvillohet më 17 shtator.

Shpërndaj me