Vërejtjet e një pjese të kompanive për Ligjin e ri të energjetikës e ngriti çështjen e evazionit tatimor dhe mos pagesën e akcizës nga ana e importuesve. Kompanitë e mëdha, të cilët inspektorët i kontrollojnë rregullisht, kërkuan barazim të akcizës për vajin ekstra të lehtë, ose të njohur si naftë për amvisëri me akcizën e dizelit. Ata thonë se importuesit e vegjël, për shkak të pamundësisë për të përcaktuar se cilin derivat e doganojnë, pra dizelin në kufi e deklarojnë si naftë për amvisëri. Kështu e mashtrojnë shtetin për nëntë denarë për litër për akcizë.

Shitja e karburantit ekstra i lehtë në vitin 2016

OKTA – 1.613 ton

Makpetrol – 5966 ton

Tregtarët tjerë – 49,937 ton

Nga Ministria e Financave nuk u përgjigjën nëse kishin njohuri me mundësitë për evazion të tillë tatimor.

Sa i për evazion tatimor, Ministria e Financave dhe Drejtoria e të Ardhurave Publike punojnë dhe vazhdimisht zbatojnë masa për të përmirësuar arkëtimin dhe zvogëlimin e evazionit fiskal- thonë nga Ministria e Financave.

Disa nga kompanitë përveç që kërkojnë kontrolle të forta mbi importet, si dhe kontroll më të madh nga ana e inspektoratit të tregut, i cili aktualisht ka probleme me funksionimin, konsiderojnë se problemi do të eliminohet në mënyrë që në vend të dy licencave aktuale, me ligjin e ri do të lëshohet një edhe atë për depozitim dhe tregti me shumicë. Ky kontroll i derivateve do të ishte shumë më i thjeshtë. Nga Ministria e Ekonomisë thonë se duan të bashkëpunojnë me komunitetin e biznesit.

Në rast se në vend të naftës për doganim deklarohet karburant ekstra i lehtë, evazioni tatimor vjetor do të jetë mbi shtatë milionë euro, dhe përfitimi i paligjshëm shtesë i tregtarëve do të ishte pikërisht kjo shumë.

Goran Temenugov

Shpërndaj me