Dizeli prej sonte në mesnatë shtrenjtohet për një denar për një litër, ndërsa çmimi i EUROSUPER BS-98 dhe i Vajit ekstra të lehtë për amvisërinë rritet për gjysmë denar për një litër, vendosi sot Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE).

Me vendimin bëhet rritje e çmimeve rafinerike dhe të çmimeve me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht për 1,66 gjegjësisht për 1,29 për qind.

Çmimi me pakicë i benzinës EUROSUPER BS-95 mbetet 66,5 denarë për një litër, EUROSUPER BS-98 do të shitet për 68,5, EUORODIZEL (D-E V) për 59,5, ndërsa Vaji ekstra i lehtë për amvisëri (EL-1) për 48 denarë për një litër.

Me vendimin e KRRE për 0,764 denarë për një kilogram rritet edhe çmimi me pakicë i mazutit M-1 NS dhe do të jetë 29,367 denarë.

Si arsye për rritjen e çmimeve të derivateve të naftës prej KRRE e theksojnë për 3,81 për qind çmimin më të lartë mesatar të naftës së përpunuar në tregun botëror në 14 ditët e kaluara dhe për 1,54 për qind kursin më të ulët të dollarit në raport me denarin.

Shpërndaj me