Akuza të rënda mes opozitës dhe pushtetit në ditën e dytë të debatit për rishikimin e buxhetit. VMRO-DPMNE vazhdon me retorikën se me përgatitjen e arkës po shkurtohen mjete, duke akuzuar qeverinë se ka marrë mjete nga shëndetësia, arsimi dhe projekte tjera kyçe kapitale. Njëkohësisht ata u lëvduan se në 11 vitet e kaluara kanë punuar shumë më mirë.

Në periudhën prej vitit 2007 deri 2015 ne arritëm rritje shumë të lartë, të cilën nuk e di si do ta arrini me këtë ridestinim dhe shpenzim joproduktiv. Kini parasysh se në këtë periudhë mbi 174 miliard u realizuan në bazë të investimeve kapitale – thaVladanka Aviroviq, PSM.

Ministri i financave, Dragan Tevdovski shpjegoi se shpenzimet kapitale janë ulur nga 27 në 23.4 milion euro. Shkaku kryesor për këtë është se njëjtë si dhe vitet e kaluara edhe në gjysmën e parë të vitit 2017, qeveria e kaluar dështonte në realizimin e projekteve kyçe, tha Tevdovski.

Për pesë muajt e ardhshme, deri në fund të vitit ne projektojmë investime kapitale që e kanë shumën sa tërë realizimin për vitin 2016. Kjo fare nuk është shkurtim, madje është projektim optimist – tha Dragan Tevdovski, ministër i finanacave.

Nga Lëvizja BESA reaguan për atë pse nuk është pranuar asnjëri nga 63 amendamentet e tyre dhe se me rishikimin nuk respektohet obligimi ligjor që 1% nga paratë të ndahet për zhvillim të barabartë rajonal.

Nga BDI dolën me shpjegim se më shumë para për këtë qëllim do të sigurohen në buxhetin e vitit 2018. Është mirë që me rishikimin nuk shkurtohen mjetet e destinuara për zhvillim të barabartë rajonal, tha deputeti Ejup Alimi.

Debati rreth rebalancit të buxhetit do të vazhdojë edhe tre ditë. Sipas paralajmërimeve, deputetët do të punojnë edhe gjatë fundjavës që do të thotë se rishikimi pritet të votohet të dielën.

Mirko Trajanovski

Shpërndaj me