Pushteti qendror dhe ai lokal nuk japin afate se kur do ta zgjidhin problemin me deponinë e Strugës. Nga pushteti lokal thonë se Qeveria duhet të zgjidh situatën. Dy opsione përmenden si zgjidhje përfundimtare për problemin me deponinë në Strugë, Qeveria të lidhë marrëveshje me ndonjë kompani private e cila do të kryej shtypjen dhe transportin e mbeturinave në deponinë Drislla, ose ta blejë makinerinë e nevojshme të cilat do të jenë në pronësi të Ndërmarrjes publike në këtë qytet.

Paratë janë ndarë. Vijon procedura për furnizimin e pajisjeve. Situata është nën kontroll. Kompaninë e monitoron një kompani private për siguri – dekalroi Mile Bosnjakovski, Zëdhënësi i Qeverisë.

OJQ-të thonë se nuk do të qëndrojnë vetëm si vëzhgues të heshtur të për këtë proces.

Apelojmë për transparencë dhe llogaridhënie deri tek autoritet lokale dhe qendrore gjatë furnizimit të pajisjeve të nevojshme, të rregullohet problemi me deponinë e egër të Strugës. Nëse vendimi i qeverisë nuk jep efekte, ne do të mendojmë marrjen e veprimeve që do të ushtrojnë presion shtesë mbi autoritetet për të ndërmarrë aksion – tha Gligorie Qatoski- Iniciativa Qytetare “Mjaft”.

Nga organizata qytetare “Eko Svest” thonë se BE-ja vazhdimisht shfaq interes për financimin e zbatimit të shumë projekteve ekologjike në mesin të cilave edhe ndërtimin e një deponie rajonale.

Paralelisht me këtë proces duhet të vijojë procesi i transformimit të këtyre deponive të egra, transporti i mbeturinave dhe mbyllja e këtyre deponive – u shpreh Ana Çolakoviq Leshoska, “Eco svest”.

Në deponinë e Strugës, kohët e fundit përsëri kishte tym, por më pak se sa në periudhën e kaluar. Pas paralajmërimeve për ndërtimin e një deponie rajonale në Debarcë, kreu i këshillit komunal kërkoi nga ministri i ekologjisë Duraku të hedhë poshtë zgjidhjen e propozuar, në të kundërtën paralajmërojnë referendum kundër deponisë.

Miki Trajkovski

Shpërndaj me