Filloi sot në Vjenë takimi i ri i ministrave të Punëve të Jashtme të Maqedonisë dhe Greqisë, respektivisht Nikolla Dimitrov dhe Nikos Kocijas me ndërmjetësin e OKB-së, Metju Nimic për çështjen e emrit të Maqedonisë.

Ky është raundi i tretë i negociatave të ripërtërira midis dy vendeve për zgjidhjen e mosmarrëveshjes pothuajse 30-vjeçare për emrin e Maqedonisë.

Dimitrov dhe Kotcijas dje patëm takim në Vjenë, ku harmonizuan pozicionet para takimit të sotëm me Nimic.


 

Dimitrov dhe Kocijas do takohem me Nimic në Vjenë

Ministrat e punëve të jashtme, Nikolla Dimitrov dhe Nikos Kocijas sot në Vjenë do t’i vazhdojnë bisedimet për zgjidhjen e kontestit për emrin mes Maqedonisë dhe Greqisë, nën ndërmjetësimin e negociatorit, Methju Nimic.

Dje, njëkohësisht dy ministritë e punëve të jashtme kumtuan se Dimitrov dhe Koxias do të takohen në Vjenë, ndërsa sot do të kenë takim të përbashkët me Nimicin, në të cilin është parashikuar të intensifikohen negociatat dhe do ta shqyrtojnë propozimin e ndërmjetësuesit.

Raundin e ri të bisedimeve që nga java e kaluar e paralajmëroi kryeministri Zoran Zaev.

Kryetari i Qeverisë së RM-së, i cili muajin e kaluar në Davos kishte takim të drejtpërdrejt me kolegun e tij grek Aleksis Cipras, në të cilin i shprehën pozicionet e të dyja anëve në bisedimet për emrin dhe u morën vesh për lëshime të caktuara me qëllim që t’i jepet shtytje procesit, javën e kaluar theksoi se Maqedonia bën gjithçka që të dëshmojë se nuk ka kurrfarë motivesh irredentiste.

Mes tjerash dy kryeministrat atëherë paralajmëruan se bisedimet do të ngrihen në nivel më të lartë, respektivisht në nivel të ministrave të Punëve të Jashtme.

Negociatat mes Maqedonisë dhe Greqisë u ripërtërinë më 12 dhjetor të vitin e kaluar në Bruksel, kur me ndërmjetësuesin Nimic u takuan  negociatorët Vasko Naumovski dhe Ademantios Vasilakis. Në raundin e fundit të bisedimeve për emrin i cili u mbajt më 17 janar në Nju-Jork ndërmjetësuesi Nimic doli me një seri sugjerimesh dhe propozimesh dhe vlerësimesh se në shesh është zgjidhje e kontesti shumëvjeçar mes Greqisë dhe Maqedonisë.

Ndërmjetësuesi kah fundi i muajit të kaluar i vizitoi Athinën, më pas edhe Shkupin, ku kishte takime të ndara me krerët më të lartë të shtetit dhe politikës së Greqisë dhe Maqedonisë.

Shpërndaj me