Qytetarë të shumtë përdorin biçikletën si mjet transporti për të arritur në një vend të caktuar. Mirëpo, shumë prej tyre ankohen se lëvizja me biçikletë është e vështirë për shkak të mungesës së rrugëve të posaçme dhe trotuareve të bllokuara nga makinat. Por, qytetarë të tjerë thonë se mund të lëvizin lirshëm me biçikleta nëpër disa komuna të caktuara si ajo e Karposhit, Gazi Babës, Qendër dhe disa pjesë të Kisella Vodës. Komunat shqiptare nga ana tjetër nuk kanë ndërtuar fare infrastrukturë për biçikleta dhe vijojnë të mbeten të shurdhëta ndaj kërkesave të qytetarëve.

 Duhet me pas po komuna nuk bën kurrgjë për ne, as shteti e as komuna, të gjitha trotuaret janë të zëna, ku të shkosh në komunën e Çairit janë të zëna”
“Nuk ka mjaftueshëm por tani është më mirë se dikur, ka një trase të bukur në Partizanska , Ilindenska dhe Autokomandë. Unë jetoj në Karposh, në Taftalixhe 1 dhe shkoj në punë me biçikletë por kur futem në Kisella Vodë ajo pjesë nuk ka farë rrugë për biçikleta – ankohen qytetarët.

Ndërkohë, në seancën e sotme të qytetit u miratua propozim-vendimi për ndarje të subvencioneve individuale për blerje të biçikletave për qytetarët e Shkupit. Këshilltarët e opozitës thanë se propozimi nuk është i plotë.

 Vlerësojmë se nëse herëve të tjera kemi pas kritere të shënuara atëherë edhe në këtë rast është dashur të shënohen kriteret me qëllim që qytetarët ta dinë se çfarë vendimi merret, respektivisht ne këshilltarët ta dimë se për çfarë vendimi votojmë. Edhe një herë ta përsëris se nuk bëhet fjalë për shumë prej 4 mijë denarë por një shumë më të vogël – deklaroi Lindita Atanasova, LSDM

Duhet të kenë adresë në qytetin e Shkupit dhe këtë ta dëshmojnë me kopje të letërnjoftimit, duhet ta blejnë biçikletën pas publikimit të shpalljes publike nga Qyteti i Shkupit dhe duhet të dorëzojnë kopje nga llogaria transakcionale në të cilën do të derdhen paratë..nëse blihet një biçikletë më shumë se 8 mijë denarë atëherë qyteti i Shkupit participon me 4 mijë denarë duke përfshirë edhe TVSH – deklaroi Zoran Davidkovski nga sektori i trafikut

Propozim vendimi për subvencione individuale për biçikleta kap shumë prej 10 milionë denarëve. Prej kësaj shumë të caktuar do të përfitojnë 2.500 qytetarë të Shkupit.

Melihate Rustemi

Shpërndaj me