Aeroporti i mallrave në Shtip që duhet ta ndërtojë kompania turke TAV, me siguri nuk do të realizohet. Qeveria bashkë me TAV-Maqedoni është duke i shqyrtuar hollësitë rreth asaj se ku dhe në çka do të investohen paratë që kompania duhej t’i investojë në ndërtimin e aeroportit kargo që ishte planifikuar të ndërtohet në afërsi të Shtipit. Deri tani nuk shpalosen hollësi rreth parave që TAV-i do t’i investojë dhe nëse këto para do t’i investojë në zgjerimin e aeroportit “Aleksandri i Madh” në Petrovec të Shkupit, ose nga ana tjetër do të investohen në aeroportin “Shën Apostulli Pali” në Ohër. Nga Qeveria e konfirmuan këtë informacion, por të gjithë hollësitë do t’i tregojnë javën e ardhshme.

Jemi në rrjedha, e dimë, do të ketë informacion të saktë dhe preciz si, ku dhe në çka do të investohen këto mjete, e që TAV-i duhet t’i investojë në përputhje me marrëveshjen që e ka – deklaroi Mile Boshnjakovski, zëdhënës i Qeverisë.

Ndryshe, nga Qeveria shprehen se kompania turke në përputhje me marrëveshjen në terren është duke bërë matjen e fuqisë dhe drejtimet e erës, arsye këto se pse aeroporti nuk u ndërtua që në vitin 2010. Para katër viteve udhëheqja e TAV Maqedoni deklaroi se nëse pas matjeve 10 vjeçare rezultatet tregojnë se në këtë vend nuk është i mundshëm ndërtimin e aeroportit kargo, paratë do të investohen me siguri në zgjerimin e terminalit të aeroportit të Shkupit “Aleksandri i Madh”. Ndërtimi i aeroportit kargo, sipas paralajmërimeve prej para disa viteve duhej të kushtojë 60 milionë euro. Deri tani kjo kompani në vend investoi mbi 120 milionë euro. Nga TAV-i konsideronin edhe se për të zgjeruar aeroportin e Shkupit, vendi duhet të ketë aviotransportues kombëtar. Në këtë moment zëvendësim për aviotransportuesin kombëtar është “Turkish erlajns”. Deri tani nuk shpalosen hollësi nëse është i mundshëm formimi i aviotransportuesit kombëtar.

Verica Pavlloska

Shpërndaj me