Benzinat dhe dizeli prej sonte në mesnatë shtrenjtohen për një denar për litër, vendosi sot Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE). Me vendimin bëhet rritje e çmimeve rafinerike dhe me pakicë të derivateve të naftës në mesatare për 3,58, gjegjësisht 2,28 për qind. Çmimi i ri me pakicë i EUROSUPER BS-95 do të jetë 62 denarë për litër, EUROSUPER BS-98 do të shitet për 63,5, ndërsa EURODIZEL (D-E V) për 48 denarë për litër. Me vendimin e KRRE-së për 1,5 denarë për litër rritet çmimi me pakicë i Vajit esktra i lehtë për amvisëri (EL-1) dhe do të jetë 37 denarë, ndërsa i mazutit M-1 XC shtrenjton për 0,516 denarë për kilogram dhe do të kushtojë 24,197 denarë. Si arsye për rritjen e çmimeve me pakicë të derivateve të naftës nga KRRE i theksojnë për 6,89 për qind çmimi më i lartë mesatar i naftës së papërpunuar në tregun botëror në 14 ditët e kaluara dhe për 1,97 për qind kursi më i ulët i dollarit në krahasim me denarin

Shpërndaj me