Deputetët e VMRO-DPMNE-së dhe Koalicionit “Për Maqedoni më të mirë” sot në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë dorëzuan interpelancë për ministrin e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Sadulla Duraku.

Liljana Zaturoska nga VMRO-DPMNE-ja në Kuvend akuzoi për moskujdes dhe mospërgjegjësi për mjedisin jetësor nga ana e Qeverisë së re dhe ministrit Sadulla Duraku duke theksuar problemin me zjarrin në deponinë në Strugë dhe deponitë e egra në Tetovë e Kumanovë, si dhe shkurtimin e mjeteve nga Buxheti për rehabilitim të fëmijëve të cilët kanë qenë viktimë e ndotjeve në mjediset e tyre. Sipas saj, për gjithë këtë asnjë institucion nuk u ka dalë në ndihmë qytetarëve për shkak se për Qeverinë dhe MMJPH-në prioritet, kanë qenë punësimet partiake dhe emërimi i drejtorëve dhe funksionarëve në institucione.

Ajo përkujtoi se si deputetë më 15 qershor të këtij viti kanë kërkuar informatë për gjendjen me deponinë e egër në Strugë dhe seancë urgjente dhe të posaçme të Kuvendit në të cilën do të debatohet për këtë problem serioz, por nuk kanë hasur në mirëkuptim nga shumica parlamentare. Ministri Duraku, theksoi ajo, gjithashtu është drejtpërdrejt përgjegjës edhe për pezullimin e mjeteve për rehabilitim të fëmijëve nga Velesi, Kavadari, Ilindeni, Osllomeju dhe Zozarci si pasojë e ndotjes së mjedisit jetësor në këto vende, e cila sivjet duhet të mbahet për të 16-tën herë. Mjetet, thotë, kanë qenë të përcaktuara me buxhetin për vitin 2017, por janë pezulluar me ribalancin e buxhetit, që është, thotë, sjellje e papërgjegjshme e ministrit Duraku dhe LSDM-së. Kjo është interpelanca e pestë e dorëzuar nga grupi i deputetëve të VMRO-DPMNE-së. Deri tani ata kërkuan votim të mosbesimit edhe për ministrat e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, të

Shpërndaj me