Drejtuesit e rinj të FC Shkupit prezantuan 4 përforcimet e reja që janë sjellë në merkaton e janarit , me të cilat skuadra shkupjane synon fillimisht mbijetesën e pastaj edhe garat evropiane. Ky është sinjali që dërgoi numri një i FC Shkupit, Shefket Demiri gjatë prezantimit të futbollistëve të angazhuar deri më tani. Demiri potencoi se është në bisedime janë edhe me 3 futbollist të tjerë për të mbyllur afatin kalimtar dhe se dy janë Maqedonia.

Vet klubi do të jetë në rang me Shkëndijën dhe Vardarin. Këto janë përforcimet e para dhe jemi duke punuar për përforcime të tjera deri në kampin në Antali . Besojmë se do të jenë edhe dy -tre përforcime kualitative do të na bashkangjiten, ” tha mes tjerash Shefket Demiri , president i FC Shkupi.

Nënkryetari I FC Shkupit Omer Bunjaku potencoi se synimi parësor është që skudra nga Çairi , nëse jo në këtë sezon, në vitin e ardhshëm të garojë për titullin kampion. Ndërkohë që të gjithë katër futbollistët e rinj, por edhe me eksperiencë, deklaruan se janë të gatshëm për të dhënë maksimumin në terren dhe se do të bëjnë çmos që FC Shkupi të kthehet në shtigjet e vjetra të suksesit.

Mund të premtojë se do të jap maksimumin në çdo ndeshje , do të jap më të mirën nga vetja dh kjo do të jetë e mjatueshme për të arritur qëllime te caktuar nga Shkupi. Ne jemi skuadrë dhe besoj se ekipi do të prodhojë një idivid , I cili do të jetë lider dhe do të bartë prsioninnë këtë dhe sezonin e ardhshëm, “ tha mes tjerash Bazhe Iljoski, ulmuesi I FC Shkupit.

Ndërkohë Ron Broja është befasuar me pritjen e madhe që I është bërë te FC Shkupi.

Jam shumë I kënaqur që jam pjesë e Shkuoit. Një klub me histori dhe traditë të madhe si dhe me një tifozeri të zjartë. Shpresojë se kemi me aritur sukese të mëdhaja së bashku” tha mes tjerash Ron Broja , mesfushori I FC Shkupit.

Të gjithë futbollistë nga dita e shtunë do të jenë në dispozicion të trajnerit Ardian Nuhiut. I cili do të testojë disa prejt tyre në sfidën miqësore me Skopjen.

Shpërndaj me