Boksieri britanik Dejvid Haje ka konfirmuar se do të rikthehet në ring në dhjetor të këtij viti, por nuk ka dhënë asnjë detaj në lidhje me emrin e rivalit të tij të radhës. Ish-kampioni i botës në peshat e rënda ka folur pas humbjes që pësoi në mars të këtij viti me patriotin e tij Toni Bellev. Mediat britanike lajmërojnë se Haje mund të zhvillojë revanshin me Bellev, por kjo sfidë e dytë mes dy boksierëve britanikë nuk konfirmohet ende nga palët . “Do të rikthehem në ring në dhjetor. Se kush do të jetë rivali nuk e di, do ta zbulojmë së shpejti”, ka thënë Haje, që ka pak ditë që ka nisur stërvitjen. Ai u operua nëpas duelit të fundit, pasi u dëmtua gjatë përballjes që zhvilloi me Bellev.

Shpërndaj me