Debati parlamentar për rishikimin e buxhetit është shndërruar në pllakë gramafoni. Ditën e tretë me radhë opozita akuzon se shkurtohen fonde për investime kapitale, ndërsa rriten shpenzimet joproduktive. Tre ditë me radhë pushteti mbron përgatitjen e arkës së shtetit duke thënë se po sigurohen para për zgjidhjen e problemeve të qytetarëve dhe përmirësimin e standardit jetësor. Debati po zhvillohet me shumë replika dhe kundër replika. Besohet se rishikimi do të votohet të dielën.

Alsat-M

Shpërndaj me