Debat i ashpër në Komisionin parlamentar për rishikimin e buxhetit. VMRO DPMNE kritikoi politikën e Qeverisë se rishikimi është vetëm një makijazh i mirë i arkës shtetërore, ndërsa qeveria e Zoran Zaevit, sipas tyre, ndonëse tërë kohën ka kërkuar që të respektohen rekomandimet e Pribesë për punësime të përkohshme, tani i anashkalon ato.

Ka punësime të përkohshme në Qeveri, në shërbimin për punë të përgjithshme dhe të përbashkët, në Ministrinë e drejtësisë, Financave dhe Bujqësisë. Këto janë 325 mijë euro përmes Agjencisë për punësime të përkohshme. Çfarë buxheti zhvillimor, çfarë buxheti reformues dhe çfarë shitjesh të mjegullave për qytetarët kur ne me rishikimin diku shkurtojmë dhe diku shtojmë – tha Liljana Kuzmanovska, VMRO DPMNE.

Ministri i financave, Dragan Tevdovski nuk u përgjigj sesa punësime të reja dhe të përkohshme ka në periudhën e kaluar, vetëm tha se norma e rrogave është ulur për 158 milionë denarë ose për 2,5 milionë euro.

Në Kuvend ka rritje të pagave prej 42 milionë denarë që është për shkak të apanazheve. Nëse e gjithë kjo mblidhet, pagat në buxhet janë ulur – deklaroi Dragan Tevdovski, ministër i financave.

Nga Lëvizja Besa dolën me qëndrimin se edhe me këtë Rishikim do të ketë më pak mjete për përmirësimin e jetës së shqiptarëve. Ata konsiderojnë se një pjesë e projekteve qeveritare janë për blerjen e votave. Nga kjo lëvizje kërkuan para për kanalizim, ujësjellës dhe shkolla në vendbanimet e banuara me shqiptarë.

Nga BDI-ja u shprehen se nuk bëhet fjalë për blerje të votave, por se shkurtohen ato projekte ku realizimi ka qenë i dobët, dhe se paratë ndahen atje ku ka kapacitet për t’u shfrytëzuar me projekte të gatshme. Kasamit i cili vjen nga Tetova, ju sqarua se me këtë buxhet ka 12 milionë denarë për stacionin  e stërngarkuar të qytetit

Tevdovski sqaroi se është shkurtuar atje ku ka pasur realizim të ulut, apo nuk ka pasur fare ndërsa si shembull për këtë e theksoi Ministrinë e Mjedisit. Lidhur me kritikat se Qeveria planifikon tatime më të larta, Tevdovski sqaroi se vetëm të pasurit do të paguajnë më shumë. VMRO – DPMNE për rishikimin dorëzoi 706 amendamente ndërsa 134 amendamentet tjera janë nga partitë e bllokut politik shqiptar.

Verica Pavlloska

Shpërndaj me