Më 1 gusht Kuvendi do ta fillojë debatin pesëditor për ribalancin e Buxhetit.

Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi seancën e 11-të me një pikë në rendin e ditës Propozimin e plotësuar për ndryshimin dhe plotësimin e Buxhetit të Republikës së Maqedonisë për vitin 2017 e caktoi për më 1 gusht në orën 10.

Pritet Qeveria gjatë fundjavës ta kthejë ribalancin e Buxhetit në Kuvend, pasi ai u miratua në seancë të premten.

Me Propozimin për ndryshimin dhe plotësimin e Buxhetit të Republikës së Maqedonisë për vitin 2017 përcaktohen 25 milionë denarë shtesë nëpër zëra të caktuara dhe ridedikohen mjete financiare sipas nevojave të konsumatorëve të buxhetit.

Shpenzimet e përgjithshme me ribalancin e Buxhetit janë projektuar në 203.312.000 mijë denarë, të ardhurat në  184.745.000 mijë denarë, ndërsa deficiti në 18.567.000 mijë denarë.

Qëllimi, sipas propozuesit, është të zvogëlohen shpenzimet joproduktive dhe sigurimi i hapësirës për realizimin e politikave të Qeverisë së re.

Shkurtohet prej zërave për shërbime zyrtare, reklamim, udhëtime zyrtare dhe prezentime ekonomike, me çka sigurohet hapësirë për buxhetimin e masave të reja për mbështetjen e qytetarëve dhe kompanive siç janë paga minimale, zgjidhja e rasteve të falimentuara, mbështetja për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme dhe bujqit, heqja e taksës radiodifuzive etj.

Shpërndaj me