Nga Janari I viti 2018, do të nisë zbatimi i projektit “e-tatimi personal i të ardhurave”, që nënkupton, thjeshtësimin e procedurave për tatim personal të të ardhurave për qytetarët dhe firmat. Megjithatë edhe për këtë vit qytetarët do të duhet vetë të dorëzojnë flet-paraqitjet tatimore për vitin 2017 në sportelet e DAP-it, derisa për të ardhurat e vitit të ardhshëm 2018, fillon zbatimi elektronik i projektit për paraqitjet tatimore. Sipas ministrit të financave Dragan Tevdoski dhe drejtoreshës së DAP-it Sanja Lukarevska, ky projekt ka për qëllim thjeshtësimin ne procedurës tatimore dhe eliminimin e radhëve te gjata nëpër sportele.

Në vitin 2018 do të fillojnë procedurat për paraqitje elektronike të pagesës së tatimit të të ardhurave personale, që do të lehtësojë komunikimin me administratën dhe do të mundësojnë që në vitin 2019 të dalim si një administratë moderne për tatim.11.54 Nga fillimi I vitit 2019 Drejtoria për të Ardhura Publike do t’u ofroj qytetarëve fletë-paraqitje të plotësuar për tatim personal, me çka do të eliminoj radhët e gjata për pritje të qytetarëve që kishim deri më tani- deklaroi ministër i Financave Dragan Tevdovski.

Ky sistem siguron edhe informacione për institucionet tjera shtetërore, ne të cilat ndikuam në mënyrë indirekte dhe do të japim kontributin tonë në përmasimin e shërbimeve në administratën publike në vend- deklaroi drejtoresha e DAP Sanja Lukarevska.

Me fillimin e zbatimit të projektit në fjalë qytetarët do të kenë për obligim vetëm përmes kompjuterit të hapin flet paraqitjen e plotësuar, ta kontrollojnë, ta miratojnë apo korrigjojnë. Projekti u financua nga IPA fondet e BE në vlerë prej rreth 100 mijë eurove.

Valmira Zendeli

Shpërndaj me