Dështimi nga 3.16 për qind në mbledhjen e tatimeve në gjysmëvjetorin e parë të këtij viti sipas numrit një të Drejtorisë së të Ardhurave Publike ka të bëj me punën e keqe të këtij institucioni, por edhe të lëshimit të kompanive dhe qytetarëve rreth pagesës së tatimeve. Për këtë qëllim ditëve të fundit në tërë Maqedoninë janë bërë kontrolle. Është konstatuar se nga 195 objekte, ndër të cilat hotele, restorante, kafene dhe transport, në 32 raste ka pasur evazion tatimor.

  NUMRI I KONTROLLEVE             PARREGULLSI

SHKUP           34 KONTROLLE                               11 PARREGULLSI

STRUGË        17 KONTROLLE                               1 PARREGULLSI

MANASTIR  14 KONTROLLE                               3 PARREGULLSI

OHËR             16 KONTROLLE                               1 PARREGULLSI

KAVADAR & NEGOTINË 37 KONTROLLE     5 PARREGULSI

TETOVË         24 KONTROLLE                        4 PARREGULLSI

KUMANOVË            28 KONTROLLE     4 PARREGULLSI

GJEVGJELI & DOJRAN      25 KONTROLLE       3 PARREGULLSI

Do të theksoja se është e palejueshme që objekte afariste me renome, restorante, bare, edhe atë në qendër të Shkupit të tentojnë ta shkelin ligjin dhe në vend të aparateve të reja fiskale GPRS të përdorin aparate të vjetra të cilat kanë qenë në përdorim para zbatimit të fiskalizimit GPRS – tha Sanja llukarevska, u.d drejtore e DAP.

Për të gjithë ata që kanë punuar në mënyrë të paligjshme është ngritur procedurë penale për evazion tatimor. Por në konferencën për shtyp mbeten pa përgjigje disa pyetje. Drejtoresha e DAP-it nuk deshi të zbulojë nëse ka hetim për origjinën e pronës kundër zyrtarëve të mëhershëm si dhe të tanishëm. Ajo tha se udhëheqja e mëparshme e emëruar nga VMRO-DPMNE-ja  ka hapur hetim për disa persona.

 Për selektivitetin dhe mënyrën e zbatimit të këtyre procedurave nuk do të doja të flas, ndërsa opinionin do ta informojmë në  kohë – theksoi Sanja Llukarevsa, U.D Drejtore e DAP.

Llukarevska nuk e publikoi as shumën që DAP ia ka borxh kompanive në emër të kthimit të TVSH-së, e cila është grumbulluar me vite. Por, ajo njoftoi se do ketë reforma tatimore. Për qytetarët dhe kompanitë do të thjeshtohet paraqitja vjetore e tatimit, ndërsa paralajmëroi se nga viti 2018 pret të zbatohet premtimi qeveritar që qytetarëve t’u kthehen 15 për qind e TVSH-së.

Goran Tmenugov

Shpërndaj me