Nesër skadon afati deri kur qytetarët mund të dorëzojnë formularët vjetor të tatimit për të ardhura të realizuara plotësuese gjatë vitit 2016-të. Obligimin për dorëzimin e formularëve e kanë të gjithë personat fizik, banorë të Republikës së Maqedonisë, të cilët gjatë vitit 2016-të kanë realizuar të ardhura në baza të ndryshme. Në Drejtorinë e të Ardhurave Publike (DAP) presin të dorëzohen rreth 420.000 paraqitje ndërsa prej tyre në mënyrë elektronike rreth 2000.

Alsat-M

Shpërndaj me