Tridhjetë e shtatë kompani gjatë vitit 2015 dhe 2016 me ndihmën e të punësuarve në Drejtorin për të Hyra Publike kanë qenë më të privilegjuar para ligjeve në krahasim me ndërmarrjet tjerat, ato kanë qenë të përjashtuar nga pagesa e detyruar e borxheve, këtë sot e bëri të ditur numri një I DAP Sanja Lukarevska, sipas saj bëhet fjalë për kompani private dhe shtetërore dhe se të gjitha janë nga Shkupi.

Në bazë të informacioneve të marra dhe informatave të caktuara rreth ekzistencës së veprimeve dhe ndërhyrjeve të paligjshme në sistemin e DAP-it për tatimin mbi fitimin, u konstatua që me ndërgjegje dhe me qëllim, me ndërhyrje dhe udhëzime nga punonjësit në Zyrën e të Ardhurave Publike,është bërë përjashtimi i 37 personave juridikë nga pagesa e detyruara, që donë të thotë këto kompani u hoqën nga lista e grumbullimit të pagave për një periudhë më të gjatë kohore, gjë që është kusht për fillimin e procedurave të mbledhjes së detyrimeve- deklaroi Sanja Lukarevska, drejtoresh e DAP-it.

Për shkak se hetimet janë ende në fazën fillestare, Lukarevska nuk bëri të ditur se për cilat kompani bëhet fjalë. Ajo gjithashtu paralajmëroi hetim dhe procedurë për përgjegjësi disiplinore edhe për dy të punësuarit në DAP, që ishin të përfshirë në këto procedura joligjore. Lukarevska u shpreh e bindur se askush nuk do të jetë i privilegjuar jashtë ligjit, as taksapaguesit, as bizneset, as kontabilistët, as qytetarët, e aq më pak të punësuarit në DAP.

Alsat-M

Shpërndaj me