Qytetarët këtë vit për herë të fundit kanë obligim vetë të dorëzojnë deklarata tatimore vjetore në DAP. Megjithatë, siç është bërë deri më tani, mendësia të pritet momenti 12 pa pesë, është më e madhe se apeli që ky obligim të kryhet në kohë. Afati për dorëzimin e deklaratave skadon më 15 mars, ndërsa gjatë muajit janar janë dorëzuar vetëm 2420 deklarata, që është vetëm gjysmë për qind nga numri i pritur prej mbi 400 mijë deklaratave.

Sërish e kemi gjendjen e njëjtë sikur vitet e kaluara. Obliguesit tatimorë i presin momentet e fundit, gjegjësisht afatin e fundit për dorëzimin e deklaratës tatimore – tha Muhedin Avdiq, DAP.

Nga ky vit, qytetarët që të ardhura fitojnë nga persona tjerë fizik apo persona nga jashtë vendit, duhet të dorëzojnë llogari elektronike në bazë mujore. Deri më tani këtë e kanë bërë në formë të shkruar. Nëse nuk kanë apo nuk dinë të punojnë me kompjuter, në emër të tyre këtë mund ta bëjë ndonjë i autorizuar, gjegjësisht cilido person tjetër fizik. Nga DAP thonë se në këtë mënyrë po lehtësohet procedura.

Në numrin më të madh të rasteve, personi fizik, gjegjësisht obliguesi tatimor duhet ta shënojë vetëm periudhën, gjegjësisht muajin me të cilin ka të bëjë përllogaria, lloji i të ardhurave, sasia e të ardhurave që e ka realizuar dhe data e pagesës së të ardhurave – tha Elena Petrova, DAP.

Nga viti i ardhshëm DAP vetë do t’i plotësojë dhe dorëzojë deklaratat tatimore vjetore, ndërkohë që qytetarëve u mbetet ti kontrollojnë dhe korrigjojnë në afat prej një muaji. Për këtë arsye të gjithë qytetarët duhet të regjistrohen në sistemin e E-tatimit personal.

Mirko Trajanovski

Shpërndaj me