Përfaqësuesja e Danimarkës është udhëtari I fundit nëBotërorin “Rusi 2018” nga eliminatoret evropiane, pasi mundi Iralndën me 5-1 në ndeshjen e kthimit, kur sfida e parë u mbyll pa gola. Vendasit hapën rezultatin me golin nga Daf, ndërsa Kristensen dhe Eriksen sollën epërsi për mysafirët në 45 minutat e para. Në vazhdim Eriksen kompletoi tripletën, ndërsa Niklas Bendtner me gola nga penaltia mbyll sfidën. Kombëtaret skandinave kanë eliminatore të suksesshmë, pasi ditë më parë Suedia eliminoi Italinë dhe u kualifikua në mesin e 32 kombëtarëve , të cilat do të luftojnë për titullin e botës, vitin e ardhshëm.

 

Shpërndaj me