Duke filluar prej sot Shkëndija, ka lëshuar në shitje biletat për ndeshjen e kthimit të play offit të UEFA Europa League me Milanin e cila më 24 gusht do të luhet në Shkup. Drejtuesit e kësaj skuadre në shitje kanë lëshuar biletat me një çmim të kapshëm për publikun shqiptar në Maqedoni dhe më gjërë. Varësisht prej pozitave në stadium biletat dhe çmimet janë të ndarë në disa kategori. Ndeshjen Shkëndija – Milan mund të ndjeken për 400 denarë me çmim më të ulët dhe për 1.000 denarë me çmimin më të lartë. Shkëndija bën të ditur se biletat prej sot shiten në Tetovë, ndërsa ditët në vijim pika të shitjes së biletave do të hapen në Shkup, Tiranë e Prishtinë.

Shpërndaj me