Birraria e Shkupit në bashkëpunim me kompaninë  Coca Cola i dhuruan Qytetit të Shkupit 5 parkingje për biçikleta të cilat do të vendosen në lokacione të ndryshme. Sot, në përdorim u lëshua parkingu i parë i cili ishte vendosur te shatërvani i Parkut të Qytetit. Nga Birraria e Shkupit thonë se qëllimi kryesor i projektit është promovimi i aktiviteteve fizike, rekreative dhe sportive, përkujdesje ndaj ambientit jetësor si dhe nxitjen e qytetarëve të heqin dorë nga përdorimi makinave dhe të përdorin biçikletat si mjet transporti. Parkingjet për biçikleta kanë formën e shishes së njohur të Coca Cola-s, ndërsa në çdo vend do të vendosen dy parkingje çift të Coca Cola dhe Coca Cola Zero.

 

Shpërndaj me