Birraria e Shkupit, Kompania Coca Cola dhe Komuna e Gostivarit kanë realizuar mbrëmë projektin “Coca Cola Zonë Aktive”, që ngërthen një serë pajisjesh për fitnes të vendosura në parkun rreth Vardarit në Gostivar. Projekt i ngjashëm me pajisje profesionale për fitnes si dhuratë nga Birraria e Shkupit dhe Kokakola, është realizuar në gjithsej tetë qytete në Republikën e Maqedonisë, Shkup, Tetovë, Ohër, Strumicë, Gazibabë, Prilep dhe Kumanovë. Kreu i komunës së Gostivarit i cili edhe i ka ndarë hapësirën për vendosjen e pajisjeve kompanisë në fjalë, ka falënderuar të njëjtën për donacionin ndërkohë kanë paralajmëruar edhe bashkëpunime të tjera në sferën e sportit bashkërisht me birrarinë e Shkupit.

Alsat-M

Shpërndaj me