Filmi muzikal “La La Land” ishte triumfuesi i mbrëmjes në ceremoninë e 74-të e ndarjes së çmimeve “Golden Globe 2017” (Globi i artë) në Beverli Hills të Kalifornisë. Filmi theu rekord duke fituar çmime në secilën kategori që ishte dominuar, në total 7 çmime.  Pas tij vjen drama “Moonlight” e cila fitoi Globin e Artë për filmin më të mirë në kategorinë e dramës. Një moment i rëndësishëm i kësaj ceremonie ishte dhe fjalimi i aktores Meril Strip kundër presidentit të zgjedhur të Shteteve të Bashkuara, e cila u shpreh se ai po përdor fuqinë e tij për të poshtëruar njerëzit

 Holivudi është rritur me të jashtëm dhe të huaj dhe nëse ne i largojmë ato nuk do të kemi asgjë për të parë përveç futbollit dhe arteve marciale, të cilat nuk janë realisht arte. Mosrespekti sjell mosrespekt, dhuna sjell dhunë – u shpreh Meril Streep, aktore.

Mbrëmja gala është prezantuar nga Xhimi Fallon  nën shoqërinë e yjeve si Dreu Barimore, Matt Damon, Nikol Kidman dhe Zoe Saldana të cilat kanë shkëlqyer në ceremoninë  tre orëshe.

Shefkije Alasani

Të gjitha çmimet:

Filmi më i mirë dramatik

“Moonlight” i Barry Jenkins

Aktorja më e mirë dramatike

Isabelle Huppert në “Elle”

Aktori më i mirë dramatik

Casey Affleck për “Manchester by the Sea”

Komedia më e mirë

“La La Land” e Damien Chazelle

Aktorja më e mirë e komedisë apo muzikal

Emma Stone për “La La Land”

Aktori më i mirë për një seri televizive apo komedi

Donald Glover për “Atlanta”

Regjisori më i mirë

Damien Chazelle për “La La Land”

Seriali më i mirë dramatik

“The Crown”

Aktorja më e mirë në një serial dramatik

Claire Foy për “The Crown”

Aktori më i mirë në miniseri

Tom Hiddleston për “The Night Manager”

Filmi më i mirë i huaj

“Elle” i Paul Verhoeven (Franca)

Filmi më i mirë vizatimor

“Zootropolis”

Skenografia më e mirë

Damien Chazelle për “La La Land”

Aktori më i mirë protagonist për komedi dhe muzikal

Ryan Gosling për “La La Land”

Aktorja më e mirë joprotagoniste në një serial

Olivia Colman për “The Night Manager”

Aktorja më e mirë joprotagoniste në një film

Viola Davis për “Fences”

Kënga më e mirë origjinale

City of Stars e “La La Land” (Justin Hurwitz, Benj Pasek, Justin Paul)

Kolona më e mirë zanore

“La La Land” (Justin Hurwitz)

Aktorja më e mirë joprotagoniste në një serial

Hugh Laurie për “The Night Manager”

Seritë më të mira ose film në televizor

American Crime Story: The people vs O.J. Simpson

Aktorja më e mirë për seriale ose film në televizor

Sarah Paulson për “American Crime Story”

Seriali më i mirë ose film në televizion, komedi ose muzikal

Atlanta

Aktorja më e mirë në një serial, muzikal ose komedi

Tracee Ellis Ross për Black-ish

Aktori më i mirë në një serial dramatik

Billy Bob Thornton për “Goliath”

Aktori më i mirë joprotagonist në një film

Aaron Taylor-Johnson

Shpërndaj me