Agron Selmani, trajneri i futbollit befason me një postim, duke treguar se çfarë rreziku paraqet ajri përkatësisht temperaturat polare për organizmin e njeriut. Ndryshe Selmani, është edhe farmacistë. Ja postimi i plotë i tij: “Në situatat kur temperatura e lëkurës apo gjakut bie nën temp 37 C ( +/- 1 c) atëherë qendra për rregullimin e temperaturës në tru aktivizon mekanizma të cilat pengojnë humbjen e panevojshme të nxehtësisë trupore njëkohësisht ngrisin prodhimin temperaturës në trup. Ajri i ftohte i cili hyn në organizëm nëpërmjet gojës dhe hundës ngrohet shpejt edhe në situatat kur temperatura e ajrit është – 25 C dhe në këtë temperature ( -25 C )kur jemi pasiv apo në qetësi dhe marrin frymë nëpërmjet hundës atëherë ajri ngrohet deri në 15 C në momentin që kalon 5 cm të kanalit të hundës dhe deri në përfundimin e saj ajri ngrohet deri 20 C dhe nuk përfaqëson rrezik për hundë, fyt dhe mushkëri, por gjatë ushtrimeve ajrin e marrim edhe nga goja prandaj në situate te tilla kur ushtrimet kryhen në temperatura të ulëta deri -10 apo – 12 apo edhe më ulet atëherë mund të shkaktohet ftohje e organeve te frymëmarrjes”./Bota sot/

Shpërndaj me