FIFA, vendosi që faza e finale e Botërorit të vitit 2026, të jetë me 48 skuadra nga 32, sa do luajnë edhe në Qatar 2022. Një projekt ky aq shumë  i dëshiruar nga presidenti Infantino. Për momentin ajo që dihet është se 48 ekipet do të ndahen në 16 grupe me tre skuadra. Sipas një studimi te FIFA-s, një turne me 48 skuadra mund të sjellë në arkat e organizatës botërore të futbollit diçka më shumë se 600 milionë euro të ardhura nga ai i “Rusi 2018”, me 32 kombëtare.  Formula e re  me 16 grupe me nga tre skuadra, do t’i lejojë kampionit të ri të luajë 7 ndeshje në një turne që do zgjasë vetëm 32 ditë. Pas ndeshjeve në grupe, do ketë eliminime direkte, duke filluar që nga 1/16-ta e finales. Në rregullat e reja, në garat në  grupe do të përplasen në fillim skuadrat që kanë renditjen më të mirë në klasifikimin e FIFA-s për të shmangur tolerimet. Tani po shqyrtohet heqja e  30 minutave shtese, për të kaluar direkt tek penalltitë deri në ¼ e finales. Nga këto  ndryshime për botëror, përfiton edhe botërori për klube që do pësojë po ashtu ndryshime. Formula e grupeve me tre  kombëtare është më e preferuara edhe  për botërorin për klube,  në të cilin do të luajnë 24 skuadra.

Shpërndaj me