Presidenti çek në ikje, pro-rusi Milos Zeman, veteran i së majtës u pozicionua sot në krye të raundit të parë të zgjedhjeve presidenciale, pas numërimit të thuajse 30 për qind të fletëve të votimit.

Zeman, 73 vjeç i njohur gjithashtu për pikëpamjet e tij pro-kineze dhe anti-myslimane ka fituar 42, 90 për qind të votave duke lënë pas ish-kreun e Akademisë së Shkencave, Jiri Drahos 68 vjeç, një centrist mjaft i vendosur pro-evropian, i cili grumbulloi 24,73 për qind të votave, ku do të përballet me këtë të fundit në raundin e dytë, më 26 dhe 27 janar.

Shpërndaj me