Vendimi përfundimtar për ankesën e dënimit të Arian Ademit në Gjyqin e Arbitrazhit në Lozanë , do të shqiptohet më 17 mars. Ky është vendimi i fundit i GJykatës Sportive, e cila sot vetëm e prolongoi vendimin për rastin e Ademit, i cili ka kërkuar anulimin e pezullimi 4 vjeçar, të shqiptuar nga UEFA për shkak të dopingut në sfidën Dinamo Zagreb – Arsenal. Sipas mediave kroate, prolongimi i vendimit zgjon dyshimin për vendimin përfundimtar, edhe pse të gjithë në Kroaci janë dakord se Ademi është i pafajshëm dhe testet në Kelln kanë dëshmuar këtë konstatim. Laboratori në Kelln ka treguar se medikamenti Megamin, të cilën e ka përdorur Ademi, ka qenë i përzier nga substanca e ndaluar  “Stanozol”, por nga ana e prodhuesit, e jo nga vet futbollisti. Për këtë fakt, kërkohet anulimi i plotë i pezullimit. Ndryshe Ademi ka kaluar 18 muaj jashtë futbollit, nga momenti i shqiptimit të pezullimit.

Shpërndaj me