Mançester Siti fiton 2-1 në gjysmëfinalen e Kupës së Anglisë kundër Bristol Siti-t. Skuadra e Pep Guardiola-s ka vuajtur shumë për të përmbysur rezultatin ndaj ekipit nga Çampionshipi. I pari që shënoi ishte Bristol Siti me penallti, kur Reid realizoi në minutën e 44-t. Përmbysja e “qytetarëve” erdhi në pjesën e dytë. De Brujne shënoi në minutën e 55-të për Mançesterin, ndërsa goli i fitores erdhi në minutën e 92-të kur Aguero realizoi me kokë. Tashmë Mançester Siti shkon në finale të “Carabao Cup” dhe do të presë fituesin e sfidës Arsenal-Çellsi.

Shpërndaj me