Lorik Cana e ka nisur karrierën e tij sportive në Lozanë të Zvicër. Dhe pikërisht në këtë klub Cana duket se është shumë pranë marrëveshjes për t’u bërë drejtor sportiv i një klubi të Superligës. Mësohet se klubi zviceran është gati t’ia ofrojë këtë mundësi dhe prej kohësh është në bisedime me të. Lozana nuk ka pasur asnjëherë një drejtor sportiv dhe për këtë arsye ka dështuar shpesh në merkato, duke e parë veten vazhdimisht në rrezikun e mbijetesës në elitën e futbollit zviceran. Ndaj presidenti Alen Josef ka nisur bisedimet me ish-mbrojtësin e përfaqësueses kuqezi për t’i besuar këtë detyrë të rëndësishme që po krijon në strukturën e klubit.

“Kemi rreth një vit që negociojmë. Në fillim ne ishim gati që t’i jepnim mundësinë që të vinte këtu te ne për të mbyllur karrierën. Tani që ai është shkëputur nga futbolli, kjo nuk do të thotë që profili i tij nuk na intereson më. Ai është një person i cili mund të sjellë një vlerë reale të shtuar në klubin tonë”, – tha presidenti i klubit zviceran për mediat në vend.

Ditë më parë, në mënyrë solemne Cana mbylli karrierën futbollistike te kombëtarja e Shqipërisë para sfidës me Italinë në stadiumin “Loro Boriçi”.

Shpërndaj me