Ekspertët vlerësojnë se projekt buxheti për vitin 2018 nuk dallon shumë nga buxheti i kaluar për nga shuma e tij duke destinuar pjesën më ta madhe për kategoritë sociale dhe pensionet. Por, risi sipas profesorit Fatmir Bytyçi paraqet pjesa për investimet kapitale dhe rritja e paparë për armatën që flet për përcaktimin e qeverisë për integrimin e vendit në strukturat euroatlantike. Por sipas tij mbetet të shihen projektimet e buxhetit nëpër rajone të vendit apo nëpër zonat me etnitete të ndryshme.

Ajo që vlen për ta parë është pjesa e investimeve kapitale e cila nuk mund ta them që është simbolike, ngelet në një vlerë relativisht të mirë por, ne gjithmonë kemi pas problem me implementimin e investimeve kapitale sepse pothuajse gjithmonë historikisht në 15 vitet e fundit kemi shku në nivelin e 60 % të pjesës së buxhetit për investime kapitale. Ndoshta për herë të parë shofim disa sinjale të reja, ajo është ndryshimi I kursit të Qeverisë ndaj integrimeve europiane dhe në NATO, sepse psh mbrojtjen, që është buxheti për ministrinë e Mbrojtjes për herë të parë ka një rritje mjaft të mirë duke iu afruar standardeve të NATO-s. Kjo duhet të shihet si dicka e cila në fakt është një ndryshim I kursit të vet shtetit dhe e dyta që për herë të parë kemi pas një debat goxha të mirë të sjelljes të buxhetit edhe pse për shijen time do të duhej të kishte një debat pak më substancial me më shumë të dhëna, jo vetëm disa linja disa kategori të ndryshme por të futet në detaj. Besoj këto ditë do të kemi në dorë buxhetin me gjitha specifikat e sajë dhe të shohim se si në fakt është distribuar buxheti në kategori të ndryshme, në rajonet sepse ajo është e rëndësishme për interesa të ndryshme të komuniteteve të ndryshme që jetojnë në Maqedoni- deklaroi Fatmir Bytyqi, ekspert ekonomik.

 

Shpërndaj me