Pushteti sot ka pranuar katër nga gjithsej 200 amendamente të propozuara nga VMRO-DPMNE-ja opozitare. Dy prej amendamenteve janë pranuar ashtu siç janë propozuar, ndërsa dy të tjerat do të pësojnë ndryshime. Për një pjesë të kërkesave të VMRO-së shtohenjepen më shumë para se sa shumë e kërkuar, ndërsa për një pjesë tjetër ulen minimalisht. Do të ndahen mjete për subvencionimin e shporeteve me peleta në tërë territorin e Maqedonisë e jo vetëm në Shkup, si dhe më shumë mjete do të ketë edhe për zonat e lira ekonomike. Deputeti Rexhail Ismaili kërkoi që të vendoset edhe zona e lirë e Likovës e cila me vite të tëra assesi të realizohet.

Me buxhetin e vitit 2018 parashihen mjete për zonat Shkupi 1, Shkupi 2, Shtipi, Strumica, Tetova dhe me këtë amendament do të shtohet edhe Kumanova – deklaroi Shyrete Elezi, zv/ministre e financave.

Krahas amendamenteve të VMRO-DPMNE-së, Alsat mëson se do të pranohen edhe dy amendamente të propozuara nga Lëvizja Besa për park dhe deponi. Deputetët e VMRO-DPMNE-së nuk marrin pjesë në debatin e këtij komisioni, kështu që pritet që ai të përfundojë para dhjet ditëve të planifikuara me ligj. Ka mundësi që javën e ardhshme në Kuvend të votohet buxheti për vitin tjetër.

Verica Pavlloska 

Shpërndaj me