Shkurtimi i shpenzimeve joproduktive është i mirë, por Qeveria duhet të jetë e kujdesshme veçanërisht në shkurtimin e një pjese të investimeve kapitale që në të ardhmen të mos përballemi me probleme. Një pjesë e profesorëve universitarë konsiderojnë se zvogëlimi i të ardhurave dhe shpenzimeve është bërë në mënyrë objektive dhe është real, por kursimi prej 10 për qind të shpenzimeve është i vogël. Sipas Bllagica Petreskit nga Fajnens Think Qeveria e kryesuar nga Zoran Zaev theks të veçantë duhet të vendosë në shpenzimet kapitale, por edhe të investimeve.

Në të ardhmen duhet të bëhet një debat i gjerë në drejtim të shpenzimeve kapitale dhe në çfarë drejtimi do të jenë investimet kapitale, por edhe të identifikohen multiplikatorët fiskalë me të cilët do të identifikojmë se cili është investimi kapital që ka dhënë efekte më të mëdha dhe me qëllim që të arrihet efekt më i madh nga shpenzimi i mjeteve publike- deklaroi Bllagica Petreski, Finance Think.

 Me rishikimin e buxhetit shkurtime kishte thuajse në të gjitha ministritë. Shkurtime më të mëdha ka në Ministrinë e Arsimit, përkatësisht ky institucion me arkën e re shtetërore ka gjithsej 21 milionë euro më pak para nga ato që janë parashikuar paraprakisht. 95 mijë euro më pak në dispozicion do të ketë edhe Kabineti i Presidentit Gjorge Ivanov. Rreth 7 milionë euro buxhet më të vogël ka edhe MPB, ndërsa shkurtime ka edhe në pushtetin gjyqësor, Agjencinë për investime të huaja, në kulturë, në Drejtorinë për Zona Zhvillimore Teknologjiko-Industriale, si dhe në institucione të tjera. Me arkën e re shtetërore do të ketë më shumë para për shëndetësi, për Ministrinë e Shoqërisë informatike si dhe për Agjencinë për rini dhe sport. Në këtë buxhet planifikohen para edhe për zgjedhjet lokale që do të mbahen në vjeshtë.

Verica Pavlovska

 

Shpërndaj me