Llogaria përfundimtare e Buxhetit për vitin 2016 është e njëjtë sikurse projekti “Shkupi 2014”. LSDM-ja akuzoi se nga jashtë është e paketuar mirë, ndërsa nga brenda ka një grumbull parregullsish, duke porositur VMRO-DPMNE-në se nuk do ta mbështesë këtë dokument në Kuvend.

Do të thosha periudhë e keqe e qeverisjes së VMRO-DPMNE-së ku gjatë viteve të kaluara janë shpenzuar mbi 30 miliardë euro para të qytetarëve, shteti ka marrë borxh shtesë prej 5 deri 6 miliardë euro, huazimi është mbi 50% nga Prodhimi Bruto Vendor. Periudhë e përcjellë me një varg skandalesh dhe kriminalitet e korrupsion. Thjeshtë, vjedhje dhe plaçkitje e qytetarëve- deklaroi Vasko Kovaçevski, LSDM.

 Kovaçevski, ekzistojnë parametra unike ndërkombëtare për përfshirjen e sektorit real dhe qytetarëve, përkatësisht me të ardhurat në Buxhet. Ky proporcion me momentin e qeverisjes së VMRO-DPMNE-së është i ulët dhe norma e përfshirjes së sektorit real me të ardhura dhe shpenzime nga koha e qeverisjes së LSDM-së”-  tha Dragan Cuklev, VMRO-DPMNE.

Deputeti Sasho Pockov nga LSDM-ja i pyeti kolegët nga VMRO-DPMNE-ja se ku janë në Buxhetin për vitin 2016 deklaratat bombastike për punësime të reja, paga dhe pensione më të larta, si dhe një varg masash tjera që duhej t’i mundësojë arka shtetërore.

Viti 2016 ndonëse i paralajmëruar në mënyrë bombastike dhe begatuar me 450 milionë eurobond, sipas shifrave dhe të dhënave është barabartë me llogarinë përfundimtare të vitit 2015. Ose thënë ndryshe në vitin 2015 ishim në vendnumëro, si edhe në vitin 2016- deklaroi Sasho Pockov, LSDM.

 Qeveria e mëparshme është përballur mjaft mirë me politikat ekonomike dhe sfidat dhe e ka zbatuar atë që e ka parashikuar për atë vit- tha Kërsto Mukovski, VMRO-DPMNE.

 Në vitin 2016 ka pasur dështime në thuajse të gjitha ministritë, por edhe te pagesa e pjesës kryesore të huazimit edhe atë për 13 milionë euro.

Verica Pavovska

 

 

Shpërndaj me