Boshllëku në Fondin pensional në vitin 2018 do të mbulohet me rreth 50 milionë euro më shumë nga buxheti shtetëror krahasuar me këtë vit. Shteti do të ndajë gjysmë miliardë euro që të mund të sigurohet pagesë e rregullt dhe në kohë e pensioneve. Mungesa e mjeteve në FPM rritet gjithnjë e më shumë ndërsa tani për tani nuk ka ndonjë zgjedhje e cila do mundësojë tejkalimin e këtij problemi. Profesori Abdulmenaf Bexheti thotë se varësia e këtillë nga buxheti nuk është e mirë, as nga aspekti i arsyetimit e as nga aspekti i stabilitetit financiarë. Si një nga zgjidhjet e mundshme, ai propozon rritjen kontributeve për sigurim pensional që tani është 18%.

Sipas Bexhetit, nuk ekziston zgjidhje e shpejtë e këtij problemi. Kjo, siç thotë ai varet nga shumë aspekte, mes tjerash edhe nga shpejtësia e rritjes ekonomike në Maqedoni.

Kryeministri Zaev gjatë prezantimit të buxhetit për vitin e ardhshëm, paralajmëroi se në vitin 2018 nuk do ketë rritje plotësuese të pensioneve, përveç rritjes që është parashikuar si obligim ligjor vjetor.

Ka para për barazim ligjor të pensioneve. Ashtu si do rriten rrogat dhe shpenzimet për jetë, do të rriten edhe pensionet- deklaroi Zoran Zaev.

Në vitin 2018 për pagesën e pensioneve për mbi 300 mijë pensionistë, do të shpenzohen thuajse 880 milionë euro, që është për 34 milionë euro më shumë se këtë vit.

Mirko Trajanovski 

Shpërndaj me