Përzgjedhësi i Përfaqësueses së Kosovës në futboll, është i bindur se Kosova do të ketë paraqitje të mirë në përballje me Islandën. Duke folur për ballafaqimin me islandezët, të cilët ishin befasi e këndshme në “EURO 2016”, Bunjaku thotë se është një kundërshtar që dallon shumë nga kundërshtarët e deritashëm. Ai thekson se të përzgjedhurit e tij duhet të t’i shfrytëzojnë rastet e krijuara, edhe pse e pranon se në duelin e radhës shansat për gola do të jenë më të pakta.

Është një kundërshtar më ndryshe prej kundërshtarëve tjerë që kemi luajtur. Mendojmë së më rëndësishmja në lojë më Islandën do të jetë mentaliteti, qëndrueshmëria mentale, fizike, kjo është një lojë fizike dhe duhet të jemi të përgatitur që ndoshta nuk do të kemi shansa e që jemi mësuar të krijojmë shansa shumë, nuk do të kemi shansa shumë dhe ato shansa që do t’i kemi duhet t’i realizojmë. Është një ekip mjaft kompakt që sjell telashe tek kundërshtarët, mirëpo jemi përgatitur, kemi bërë gjitha analizat, kemi marrë informatat si për lojtarë tonë ashtu edhe për Islandën”, tha ai.
Strategu i përfaqësueses së Kosovës, thotë se në përballje me Islandën kërkon fitore. Sipas tij, ka ardhur koha e fitoreve për Kosovën. Bunjaku mendon se Kosova është në ngritje dhe e pret një e ardhme shumë e mirë.
Sido qoftë nëse i kthehemi lojë pres një lojë fizike, jemi të përgatitur. Mendoj se pjesa dërrmuese e lojtarëve janë në formë shumë të mirë dhe shpresoj se kjo do të reflektohet edhe në lojë. E di që kam marrë pyetje se a shkon për fitore? Unë nuk e di që një trajner shkon për humbje, kështu që them po. Ka ardhur që edhe Kosova dhe gradualisht është në ngritje dhe prej lojës në lojë kemi bërë performanca më të mira dhe më pak fat kemi mundur të kemi pasur rezultate më të mira edhe me Ukrainën, edhe me Turqinë pastaj edhe me Kroacinë, por që është më rëndësi është së kemi krijuar shumë raste. Përderisa gjithë kundërshtarët tonë të gjithë së bashku i kanë pasur 47 përfundimeve të aksioneve, ne i kemi pasur 39-të që tregon se edhe ne nuk kemi qenë një kundërshtar që vetëm jemi mbrojtur. Dhashtë zoti që ketë fat ta kemi me Islandën dhe unë jam shumë i bindur se Kosova është në ngritje dhe ka një të ardhme shumë të mirë”, ka pohuar Bunjaku.
Përfaqësuesja e Kosovës nesër paradite mban seancën e parë në ‘Rexhep Rexhepi’ te Drenasit, ndërsa një ditë më vonë seancën e dytë e mban në ‘Loro Boriçi’ të Shkodrës, aty ku edhe do të mbahet seanca e fundit të enjten mbrëma një ditë para sfidës Kosovë-Islandë. /KosovaPress/

Shpërndaj me