Shteti dhe Ministria e Bujqësisë të sigurojnë material të farave për prodhimin e pemëve dhe perimeve organike, kërkojnë një pjesë e prodhuesve vendorë. Ata shprehen se për të kultivuar produkt cilësor janë të detyruar të bëjnë edhe krim.

Thuajse, ndonjëherë jemi të detyruar edhe të trafikojmë farat nga shtetet e huaja që të mund të themi se po, kjo është farë organike. Kjo nuk guxon të lejohet, veçanërisht nëse konsiderohet se është drejtim strategjik, kjo nuk guxon të lejohet – tha Vasil Petrushevski, prodhues. 

Ndonëse shteti e stimulon prodhimtarinë organike me subvencionim, një pjesë e bujqve shprehen se në vend të rritjes, bie numri i prodhuesve, por edhe i kulturave të prodhuara organike.

Planifikojmë që në periudhën e ardhshme të fillojmë dialog edhe me Ministrinë e Bujqësisë dhe me prodhuesit e ushqimit organik, me Federatat dhe Asociacionet për të gjetur politika që do të parandalojnë rënien e mëtejshme të prodhimtarisë së pemëve dhe perimeve organike – tha Aleksandar Nikollov, Asociacioni bujqësor „Zenit“ .

Përkundër shpenzimeve të mëdha për prodhimin e ushqimit organik te ne, çmimi shitës i këtyre produkteve të shëndosha është i ulët për shkak të fuqisë së dobët blerëse të qytetarëve. Më së shumti produkte organike blihen në Shkup. Që qytetarët të vijnë më lehtë deri te këto produkte tashmë ka edhe aplikacion celular me ndihmën e të cilit do të mund të gjeni në çdo kohë në cilat shitore dhe te cilët prodhues mund të blihen produkte organike.

Verica Pavlloska

Shpërndaj me