Skuadra e Juventusit ka fituar trofeun e 12-të në historinë e Kupës së Italisë në futboll. Madje, për më tepër, askush tjetër nuk e ka fituar 3 herë radhazi, siç ka bërë “Zonja e vjetër” në këto 3 vite. Megjithatë duke shikuar historinë e kësaj gare vërehet një rekord i çuditshëm i portierit Gianluigi Buffon i cili finalen me Lacion e ka ndjekur nga pankina. Bufon e ka ngritur trofeun edhe duke mos kontribuar aspak në finalen me Lacion. Këtu nis edhe rekordi i çuditshëm i portierit bardhezi. Bufon e ka fituar 3 herë Kupën e Italisë, pa luajtur as edhe një minutë të vetme. Hera e fundit që Buffon ka mbrojtur në një ndeshje të Kupës ka qenë në dhjetor të vitit 2012.

Shpërndaj me