Italiania Federica Brignone, ka dalë fituese e garës së pestë të sllallomit të madh e cila në kuadër të kupës së botës u zhvillua në qendrën austriake Bad Kleinkirchheim. Ajo deri tek fitorja e saj e pestë në karrierë erdhi më një rrëhsqitje të shkëlqyeshme dhe për 18 të qindtat ishte më e shpejtë se Lara Gut. është interesant fakti se në 10 garat e fundit të Kupës së botës kanë fituar vetëm dy rreshqitëse. Tetë gara ka fituar Mikaela Shiffrin, ndërsa në dy ka fituar Brignone.

Shpërndaj me