Qershori ishte muaji më i keq për investimet e huaja direkte në Maqedoni në gjashtë vitet e fundit. Sipas Bankës Popullore, të huajt kanë tërhequr 66.5 milion euro rekorde, më shumë se sa kanë investuar në vend. Më shumë para në selitë e tyre kanë kthyer kompanitë nga Mbretëria e Bashkuar, ku vetëm në qershor është regjistruar një bilanc negativ prej 75.7 milionë euro. Derdhje të gati pesë milionë eurove ka edhe në Shtetet e Bashkuara. Me këtë, në gjysmën e parë të vitit 2017 niveli i investimeve të huaja direkte arriti në 99.8 milionë euro, që është pothuajse 100 milionë euro më pak krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Shpërndaj me