431.000 spektatorë do të ndjekin Botërorin e hendbollit për meshkuj, që  nis nesër në Francë, sipas komitetit organizativ, që ka bërë një bilanc të shitjes së biletave. Objektivi i komitetit organizativ është që shitja e biletave të shkojë në 500 nga  656 mijë  bileta të disponueshme, për të ekuilibruar buxhetin me 30 milionë euro. Në të kaluarën, Botërori i meshkujve i organizuar në 2001 dhe qe u fitua nga Franca, tërhoqi 200 mijë, deklaroi Joel Delplankue, president i komitetit organizativ. Botërori nis të mërkurën në mbrëmje në Paris, me ndeshjen hapëse mes Francës, kampionit aktual Brazilit. Maqedonia në këtë botëror luan në Grupin “B” dhe ndeshjen e saj të parë e luan të enjten me Tunisin.

 

Shpërndaj me