-
(136)
Mjerë kultura shqiptare!
-
(78)
Thaçi i thotë lamtumirë Rufi Osmanit
-
(74)
PDSH vendos zyrtarisht ndërprerjen e bashkëpunimit me RDK-në
-
(61)
Vazhdojnë fyerjet ndaj shqiptarëve
-
(53)
Shqiptarët e Reçicës shpëtuan kishën nga zjarri
-
(51)
Në Labunishtë të Strugës i vihet flaka kishës ortodokse
-
(42)
Fyerjet, kërkohet ulja e tensioneve ndëretnike!
-
(35)
Merko për ALSAT M: Maqedonas i vën flakën kishës në Llabunishtë
-
(33)
Ixhet Memeti: Të veprohet në teren për uljen e tensioneve
-
(32)
Bexheti i gatshëm të jap rrogën e tij për ish-pjesëtarët e UÇK-së
Fidel Kastro: Në Kubë nuk funksionon modeli i ekonomisë
A thua Fidel Kastro sinqerisht ka biseduar me gazetarin amerikan, Xhefri Goldberg në lidhje me situatën e tanishme ekonomike dhe politike në Kubë? Sipas gazetarit, Kastro njofton për një ndryshim thelbësor të sistemit të vjetër më shumë se 50 vjeçar në vend. Këtë deklaratë, Havana zyrtare nuk e ka mohuar."Modeli kubanez më nuk funksionon për ne," i ka thënë Kastro, Goldbergut gjatë takimit të tyre javën e kaluar, ndërsa detajet janë publikuar në blogun e internetit për mes të cilit ky gazetar njofton nga SHBA-ja. Se diçka po ndryshon në Kubë flasin edhe ngjarjet e përditshme. Shteti shkurton shumë vende pune për të cilat paguan paga nga buxheti i shtetit. Kubanezët kanë reaguar me skepticizëm ndaj ndryshimeve të reja që duket në mënyrë të pashmangshme fillojnë të zbatohen në Kubën e ashpër. "Gjërat janë duke ndryshuar për një kohë të shkurtë, brenda natës. Unë nuk e di se çfarë të them, nuk më pëlqen kjo. Për shembull këtu me vite me rradhë kishte një dyqan berberi. Por papritmas u mbyll. Pse të ndodh kjo kur këtu ka pasur gjithmonë berber? Nuk më pëlqen ky ligj i ri aspak " shprehet Anahis, një banor i Havanës.Sipas njoftimeve zyrtare nga Partia Komuniste, tre muajt e parë të vitit të ardhshëm do të shkurtohen gjysmë milioni vende pune, që është rreth 20% e shfrytëzuesve të buxhetit. Shkak janë problemet rreth mbushjes së arkës së shtetit. Prandaj, shteti ka lejuar zhvillimin më të shpejtë të sektorit privat, edhe pse tani nuk rrezikohet dominimi i vendit në degët kryesore ekonomike, si prodhimi i sheqerit dhe duhanit. Ivan Blazhevski
| Di | Hë | Ma | Më | Enj | Pr | Sht |
| 1 | 2 | 3 | 4 | |||
| 5 | 6 | 7 | 8 | 9 | 10 | 11 |
| 12 | 13 | 14 | 15 | 16 | 17 | 18 |
| 19 | 20 | 21 | 22 | 23 | 24 | 25 |
| 26 | 27 | 28 | 29 |






Furl
Digg
Myspace
Windows Live
Yahoo MyWeb



Dërgoni komentin